Njoftime dhe Statistika të domosdoshme

Perdorni mesazhin e me poshtem nese jeni duke kerkuar menyra ta promovoni oren e kodit ne gazetat tuaja ose mjetet tjera te komunikimit.


Përdorni këtë njoftim të shkurtër në gazetë

Bring computer science to your school. Start with an Hour of Code!

Me teknologjinë që ndryshon çdo industri në planet, njohuritë kompjuterike janë bërë një pjesë shumë e nevojshme aftësish. Por më pak se gjysmat e shkollave shpjegojnë shkencën kompjuterike! Lajmi i mirë është se jemi në rrugë a sipër për ta ndryshuar këtë. Nëse keni degjuar për Orën e Kodit më përpara, ju mund ta dini që ka bërë histori. 100 milionë studentë kanë zbuluar tashmë se sa e arritshme dhe argëtuese mund të jenë shkencat kompjuterike thjesht duke zhvilluar një Orë Kodimi.

Ora e Kodimit është prezantim një orësh për shkencat kompjuterike, i dizenjuar të çmitizojë kodimin dhe të dëshmojë që çdo kush mund të mësojë gjërat bazike. Mësoni më shumë në http://HourofCode.com, provoni një Orë, ose zhvilloni një Orë Kodimi për të njohur të tjerët me botën e informatikës!

Mesazhe per pyetjet e shpeshta

Pse shkolla juaj po bën Një Orë Kodimi?

Ndërsa të gjithë ne e dimë se është e rëndësishme që studentët të mësojnë se si të navigojnë në botën e sotme të përshkuar nga teknologjia, shumë mësues nuk kanë përvojë në shkencë kompjuterike dhe nuk e dinë se ku të fillojnë. Ky event është një shanc për të gjithë ne të shohim se për çfarë është shkenca kompjuterike.

Shpresojmë që kjo do të nxisë interesin tek studentët që të vazhdojnë të mësojnë. Kërkimet tregojnë se fëmijët marrin konceptet e programimit para se ata të dinë se si të lexojnë dhe të shkruajnë. Në fakt, truri i tyreështë më pranues ndaj gjuhëve kompjuterike në moshë të re, sikur edhe për gjuhë të huaja.

Pse është kjo e rëndësishme?

Ne SHBA jane me shume se 700,000 pune te hapura, mirepo vetem 80,000 studente u diplomuan vitin e kaluar. Por 47 përqind e shkollave në Shtetet e Bashkuara nuk shpjegojnë shkenca kompjuterike. Është koha që të kapim hapin e shekullit 21. E dimë se pavarësisht se çka do bëjnë studentët tanë kur të rriten, a shkojnë në mjekësi, biznes, politikë, apo arte, të dish si të ndërtosh teknologji do t'iu japë vetëbesim dhe avantazhe konkuruese.

Nje thenje qe mund ta perdorni ne materiale

"Ora e Kodimit është projektuar të çmitizojë kodin dhe të tregojë se shkenca kompjuterike nuk është shkencë e raketës, kushdo mund t'i mësojë bazat," ka thënë Hadi Partovi, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Code.org. "Më shumë se 100 milion sudentë në të gjithë botën kanë provuar Orën e Kodimit. Kërkesa për arsimim të shkencave kompjuterike në shekullin e 21 kalon të gjitha kufinjtë."

Rreth Code.org

Code.org® është 501c3 organizatë publike jo-fitimprurëse e dedikuar të zgjerojë pjesëmarrjen në shkencat kompjuterike dhe të rrisë pjesëmarrjen e femrave dhe nxënësit me ngjyrë më pak të përfaqësuar. Vizioni i saj është që çdo student në çdo shkollë duhet të ketë mundësinë të mësojë programim kompjuterik. Pas nisjes në 2013, Code.org organizoj fushatën Ora e Kodimit – e cila ka prezantuar më shumë se 100 milion studentë me shkencën kompjuterike – dhe ka partneritet me 70 shkolla publike të ndodhura në të gjithë vendin për të zgjeruar programet e shkencës kompjuterike. Code.org mbështetet nga donacione bamirësie nga korporatat, fondacionet, dhe individë bujar, përfshi Microsoft, Infosys Foundation, USA, The Ballmer Family Giving, Omidyar Network dhe të tjerë. Për më shumë informata. luteni të vizitoni faqen code.org.

Shperndani ne rrjete sociale dhe ne emaila

image     image     image    

Grafikë Informues