PESH (Pyetjet e shpeshta)

Çfarë është Ora e Kodimit?

Ora e Kodimit është prezantim një orësh për shkencat kompjuterike, i dizenjuar të çmitizojë kodimin dhe të dëshmojë që çdo kush mund të mësojë gjërat bazike. Shikoni tutorialet dhe aktivitetet.Kjo fushatë bazë është mbështetur nga mbi 400 partnerë dhe 200.000 edukatorët në mbarë botën.

Kur mbahet Ora e Kodit?

Kushdo mund të organizojë Orën e Kodimit, por qëllimi bazë i fushatës është që dhjetëra miliona nxënës t'a provojnë Orën e Kodimit gjatë %{campaign_date}, në mbështetje të Javës së Edukative të Shkencës Kompjuterike. A është një orë specifike? Jo. Orën e Kodimit mund ta kryesh në çdo kohë gjatë kësaj jave. (Dhe nëse nuk mund ta bësh gjatë asaj jave, kryeje në javën parardhëse apo më pas).

Pse shkencat kompjuterike?

Cdo nxenes duhet te kete mundesine te mesoje shkenca kompjuterike. Mesimi ne kete fushe ndihmon ne zhvillimin e aftesive per zgjidhjen e problemeve, logjiken dhe kreativitetin. Duke filluar heret, nxenesit do te kene nje baze per sukses ne karrieren e shekullit 21. Shihni me shume statistika.

Si të marr pjesë në Orën e Kodit?

Fillo planifikimin këtu duke rishikuar udhëzuesit tanë. Mund të organizosh një Orë të Kodimit në shkollën tuaj ose në komunitetin tuaj — si në një aktivitet ekstra kurikularë, organizata jo-fitimprurëse ose në punë. Ose, thjeshtë provoje atë për vete kur të vijë data Dec. 9.

Kush është prapa Orës së Kodimit?

Ora e Kodimit organizohet nga Code.org, organizatë jo-fitimprurëse e dedikuar të zgjerojë pjesëmarrjen në shkencat kompjuterike duke e bërë të disponueshme në më shumë shkolla dhe duke e rritur pjesëmarrjen e femrave dhe nxënësve të pak-përfaqësuar me ngjyrë. Një koalicion i paprecedent partnerësh janë bashkuar ta përkrahin Orën e Kodimit — duke përfshirë Microsoft, Apple, Amazon, Boys and Girls Clubs of America dhe College Board.

Nuk di asgjë për kodimin. A mund të jem organizator i ndonjë eventi?

Sigurisht që mundeni. Aktivitetet e Orës së Kodimit janë të vetë-drejtuara. Ajo çfarë duhet të bëni është të provoni tutorialet tona aktuale, të zgjidhni tutorialin që dëshironi dhe të zgjidhni një orë — për të tjerat kujdesemi ne. Kemi zgjidhje për çdo moshë dhe nivel përvoje, nga fëmijët e kopështit e tutje. Filloni të planifikoni eventin tuaj duke lexuar udhëzuesin tonë.

Çfarë pajisje duhet të përdor për studentët e mi?

Udhezuesit e Code.org funksionojne ne te gjitha pajisjet dhe shfletuesit e internetit. Mund te shihni me shume informacion per udhezuesit e Code.org dhe nevojave teknologjike. Nevojat teknologjie per tutorialet qe nuk jane ne Code.org mund te gjinden ne pershkrimet specifike te udhezuesve. Mos harroni se ne poashtu ofrojme aktivitete te cilat nuk kane nevoje per kompjuter nese shkolla juaj nuk mund te akomodoje udhezuesit!

Më duhet të siguroj nga një kompjuter për secilin pjesëmarrës?

Jo. Ne kemi udhezues te Ores se Kodit qe funksionojne ne kompjuteret personal, tableta, dhe disa per te cilet nuk duhet te keni kompjuter fare! Mund te kyqeni nga kudo qe jeni, me ckado qe keni.

Me poshte jane disa opsione:

• Punoni ne qifte: Kerkimet tregojne se nxenesit mesojne me shume me programim ne qifte, duke e ndare nje kompjuter dhe duke punuar se bashku. Inkurajoni nxenesit tuaj qe te bashkepunojne.
• Perdorni projektore: Nese keni nje projektor dhe ekran per nje kompjuter te lidhur me webin, i gjithe grupi yt mund te beje nje Ore Kodi se bashku. Shikoni pjese te ndryshme te videove se bashku dhe zgjidhni probleme ose pergjigjuni pyetjeve.
• Dilni offline: Ne ofrojme udhezues per te cilet nuk ju duhet kompjuter fare.
A ka kufizime në lidhje me mënyrën e përdorimit të logos dhe emrit të Orës së Kodit?

Ora e Kodit eshte marke e regjistruar. ne nuk duam ta parandalojme perdorimin e saj, mirpo ne deshirojme te sigurohemi se perdorimi i saj pershtatet me disa limite te paracaktuara. Ju lutem shihni rregullat e perdorimit.

Si mund të zhvilloj një tutorial të Orës së Kodit?

Nëse jeni të interesuar të bëheni partner për tutoriale, ndiqni udhëzimet dhe instruksionet tona. Do të dëshironim të kishim një mori mundësish angazhimi, por qëllimi kryesor është të optimiziohet përvoja për studentët dhe mësimdhënësit e rinj në shkencat kompjuterike.

A duhet pjesëmarrësit të LOG ON kur përdorin një llogari?

Jo. Absolutisht nuk nevojitet Regjistrim apo Login për nxënësit për të provuar Orën e Kodimit. Shumica e kurseve kërkojnë krijimin e një llogarie për të ruajtur të dhënat që dëshmojnë progresin e nxenesit.

Ku mund t'i printoj çertifikatat për studentët e mi?

Go to our certificates page where you can print certificates for your entire class ahead of time.

Çfarë aktiviteteti mundem ta realizoj me nxënësit e shkollës së mesme?

Udhezuesit tane te cilet permbajne Star Wars dhe Minecraft jane shume tep ershtatshem per nxenesit e shkolles se mesme, veqanarisht versioni i StarWars ne JavaScript dhe niveli i luajtjes falas ne te dy udhezuesit. Ne poashtu ju rekomandojme ta provoni njeren nga udhezuesit tane qe te filloni, siq eshte udhezuesi me Angry Birds ose me Annen dhe Elsen. Nje nxenes i shkolles se mesme duhet te jete ne gjendje te perfundoje njeren nga keto per 30 minuta dhe pastaj mund te provoje udhezues me te avancuar ne JavaScript, siq eshte Khan Academy ose CodeHS.

Si i numëroni Orët e Kodimit?

Ndjekësi i Orës së Kodimit nuk është një matës i saktë i përdorimit. Ne nuk llogarisim Id unike të studentit në mënyrë perfekte kur marrin pjesë në Orën e Kodimit, veçanërisht sepse ne nuk i kërkojmë studentëve që të hyjnë ose të regjistrohen. Si rezultat, ne mbi-llogarisim dhe nën-llogarisim pjesëmarrësit në të njëjtën kohë. Lexoni të gjitha detajet këtu .

Pse nuk mund ta shoh pikën time në hartë?

Na vjen keq që ju nuk mund të shikoni eventin tuaj të Orës së kodimit në hartë. Për shkak të dhjetëra mijëra organizatorëve që rregjistrohen, harta përmbledh të dhënat dhe tregon një pikë për disa evente. Në qoftë se klikoni numrin mbi hartë ju do të ridrejtoheni në një listë të të gjitha eventeve sipas shtetit dhe ju mund ta gjeni eventin tuaj të listuar aty. Përveç kësaj, duke patur parasysh mijëra personat që rregjistrohen në Orën e Kodimit, harta dhe eventet përditësohen në listë pas 48 orësh. Kontrolloni sërish pas disa ditësh!

Sa shumë mund të mësojë dikush në një orë?

Qëllimi i orës së Kodimit nuk është të mësojë dikë të bëhet një ekspert në shkenca kompjuterike për një orë. Një orë është mjaftueshëm për të mësuar që shkencat kompjuterike janë argëtuese dhe kreative, të aksesueshme nga të gjitha moshat, të gjithë studentët, pavarësisht nivelit të njohurive të tyre. Matja e suksesit të kësaj fushate nuk bëhet duke parë se sa mësojnë studentë CS -suksesi reflektohet në pjesëmarrjen e gjerë të të gjitha gjinive, grupeve etnike dhe social-ekonomike, dhe rritja rezulton në rregjistrimin dhe pjesëmarrjen në të gjitha kurset CS të të gjitha niveleve. Miliona mësues dhe studentë pjesmarrës kanë vendosur të shkojnë përtej një ore -për të mësuar një ditë, një javë apo edhe më gjatë, dhe shumë studentë kanë vendosur të rregjistrohen në një kurs të tërë(ose edhe një kolegj) si rezultat i kësaj.

Përveç studentëve një tjetër "nxënës" është edukatori që fiton besimin pas një ore që ata mund të shpjegojnë shkencat kompjuterike edhe pse ata nuk kanë një diplomë si inxhinierë informatike. Dhjetëra mijëra mësues vendosin të ndjekin më tej shkencat kompjuterike, të marrin një PD ose të ofrojnë kurse që ndiqen online, ose të dyja. Dhe kjo vlen gjithashtu edhe për administratorët e shkollave, të cilët kuptojnë që shkencat kompjuterike janë diçka që studentët e tyre duan dhe që mësuesit janë të aftë të shpjegojnë.

Mbi të gjitha, ajo çka të gjithë pjesëmarrësit mund të mësojnë në një orë është që ne mund ta bëjmë këtë.

Si mund të vazhdoj të mësoj pas Orës së Kodimit?

Gjithsecili mund të zhvillojë një Orë Kodimi në cdo kohë. Tutorialet janë të disponueshme për gjatë gjithë vitit. Ju mund të prisni që tutorialet dhe kurrikulumi jonë të jenë të vlefshme në përjetësi. Ju lutem shkoni tek our resources për një event udhëzues dhe burime të tjera që ju ndihmojnë të zhvilloni Orën tuaj të Kodimit në mënyrë të suksesshme.

I found a bug in an Hour of Code activity! What should I do?

Oh no! If you've come across a bug in an Hour of Code activity - first check the URL for the activity you are on. If the URL starts with studio.code.org, our Code.org Support team can help! Click the question mark icon in the upper right corner of your screen, then select "Report a problem" from the dropdown menu.

If the URL does not start with studio.code.org, you are likely working on a third party activity and will need to reach out to that company's support team for further assistance.