Si të tërheqësh mediat në eventin e Orës së Kodimit

Beni buje me eventin tuaj te ores se kodit dhe ftoni mediat lokale te shohin se pse shkenca kompjuterike eshte e rendesishme ne shkollen tuaj.

Për të gjitha pyetjet e shtypit dhe medias, kontakto press@code.org


Këshilla të rëndësishme

  • Kontaktoni mediat dy javë para eventit tuaj përmes email-it. Ndiqeni përmes email-it apo telefon-it nëse nuk merrni përgjigje fillestare.
  • Kërko nga një anëtar i stafit të shkollës apo vullnetar të bëjë foto për t'i postuar online apo për t'ia dërguar shtypit.
  • Shkruani për Orën e Kodimit në faqen kryesore të internetit që ju keni dhe në gazetën e shkollës tuaj. Postoni detajet e eventit, dhe fotot e aktiviteteve të studentve.
  • Ne Facebook dhe Twitter, shperndani zhvillimet e planeve tuaja, tregoni eventet tuaja dhe postoni foto gjate kampanjes. Përdor hashtag-un#OraEKodimit në mënyrë që Code.org(@code.org) mund ta shikoj atë dhe të promovojë mbështetje.

Udhëzues hap-pas-hapi:

1. Planifiko eventin tënd

  • Planifiko një takim të përgjithshëm për të nisur Orën e Kodimit.
  • Dërgo letër prindërve. Kërkoni nga ata të shpërndajnë fjalën.
  • Dërgo letër për të ftuar kryetarin e komunës, kongresmenët, guvernatorin, apo një biznesmeni me ndikim për të marrë pjesë dhe folur studentëve tuaj.
  • Organizoni aktivitete grupi (siç është prezantimi i ndonjë programimi 'unplugged'), apo aktivitete të nxitura e të drejtuara nga nxënësit/studentët.
  • Show Code.org’s Hour of Code video or one of these videos to inspire students.

2. Identifiko gazetarë specifik lokale që mbulojnë arsimin apo ngjarjet lokale.

Si p.sh gazetat lokale, programet televizive, radio stacionet ose bloget.

3. Kontakto mediat lokale

Mënyra më e mirë për të kontaktuar është përmes email-it. Duhet të jetë e shkurtër dhe të komunikojë: pse duhet njerëzit e tjerë të interesohen për këtë event? Përfshi informacionet e kontaktit (pershirë një numër telefoni) për atë që do jetë në faqen e eventit. See a sample pitch to media.

Look online to find reporter contact information. If you can't find it, call the publication to ask, or email the organization's general email address and ask for your message to be directed to the correct reporter.

4. Përgatitu për pyetjet në lidhje me ngjarjen tënde të shkollës. Këtu janë disa shembuj:

Pse shkolla juaj po bën Një Orë Kodimi?

Ndërsa të gjithë ne e dimë se është e rëndësishme që studentët të mësojnë se si të navigojnë në botën e sotme të përshkuar nga teknologjia, shumë mësues nuk kanë përvojë në shkencë kompjuterike dhe nuk e dinë se ku të fillojnë. Ky event është një shanc për të gjithë ne të shohim se për çfarë është shkenca kompjuterike.

Shpresojmë që kjo do të nxisë interesin tek studentët që të vazhdojnë të mësojnë. Kërkimet tregojnë se fëmijët marrin konceptet e programimit para se ata të dinë se si të lexojnë dhe të shkruajnë. Në fakt, truri i tyreështë më pranues ndaj gjuhëve kompjuterike në moshë të re, sikur edhe për gjuhë të huaja.

Pse është kjo e rëndësishme?

Teknologjia po transformon çdo industri në planet. Në 2015, 7 milion vende pune ne Shtetet e Bashkuara ishin në profesione -që përfshijnë artin dhe dizenjimin- të cilat vlerësojnë aftësitë në kodim. Por 60 përqind e shkollave në Shtetet e Bashkuara nuk ligjerojne shkenca kompjuterike. Është koha që të kapim hapin e shekullit 21. E dimë se pavarësisht se çka do bëjnë studentët tanë kur të rriten, a shkojnë në mjekësi, biznes, politikë, apo arte, të dish si të ndërtosh teknologji do t'iu japë vetëbesim dhe avantazhe konkuruese.

Email shembull qe t'i dergoni mediave lokale te eventit tuaj.

Subjekti: Shkolla lokale i bashkohet synimit për të prezantuar studentët me shkencat kompjuterike

Kompjuterat janë kudo, duke ndryshuar çdo industri në planet, por më pak se gjysma e shkollave shpjegojnë shkencat kompjuterike. Grate e reja dhe nxenesit nga grupet e margjinalizuara raciale dhe etnike jane shume te joperfaqesuar ne shkenca kompjuterike dhe poashtu ne industrine e teknologjise. Lajmi i mirë është se jemi në rrugë a sipër për ta ndryshuar këtë.

Permes ores se kodit, shkenca kompjuterike ka qene ne faqen kryesore te Google, MSN, Yahoo!, dhe Disney. Mbi 100 partnerë morën pjesë për ta përkrahur këtë lëvizje. Çdo dyqan apple në botë ka zhvilluar një orë kodimi. Presidenti Obama shkruajti rreshtin e tij të parë të kodit gjatë fushatës.

Kjo është arsyeja pse secili nga [X numër] nxënësit në [EMRI I SHKOLLES] po bëhen pjesë e eventit më të madhe të të nxënurit në histori: Ora e Kodimit, nga data 5 deri më 11 dhjetor

Po ju shkruaj për t'iu ftuar të bëheni pjesë e takimit lançues si dhe të ndiqni fëmijët teksa marrin pjesë në aktivitetin tonë më [DATE].

Ora e Kodit, e organizuar nga organizata jofitimprurëse Code.org dhe me më shumë se 100 organizata të tjera, është dëshmi se gjenerata e sotme e nxënësve janë gati t'i mësojnë aftësitë kryesore për suksesin e shekullit 21. Të lutem bashkohu edhe ti.

Kontakti: (EMRI YT), (TITLE), Cell: (212) 555-5555 Kur: [data dhe koha e eventit) Ku: [Adresa dhe direksionet]

Shpresojmë të jemi në kontakt.

Më shumë detaje dhe një shprehje që mund t'i përdorni në materiale

"Ora e Kodimit është projektuar të çmitizojë kodin dhe të tregojë se shkenca kompjuterike nuk është shkencë e raketës, kushdo mund t'i mësojë bazat," ka thënë Hadi Partovi, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Code.org. "Më shumë se 100 milion sudentë në të gjithë botën kanë provuar Orën e Kodimit. Kërkesa për arsimim të shkencave kompjuterike në shekullin e 21 kalon të gjitha kufinjtë."

Rreth Code.org

Code.org® është 501c3 organizatë publike jo-fitimprurëse e dedikuar të zgjerojë pjesëmarrjen në shkencat kompjuterike dhe të rrisë pjesëmarrjen e femrave dhe nxënësit me ngjyrë më pak të përfaqësuar. Vizioni i saj është që çdo student në çdo shkollë duhet të ketë mundësinë të mësojë programim kompjuterik. Pas nisjes në 2013, Code.org organizoj fushatën Ora e Kodimit – e cila ka prezantuar më shumë se 100 milion studentë me shkencën kompjuterike – dhe ka partneritet me 70 shkolla publike të ndodhura në të gjithë vendin për të zgjeruar programet e shkencës kompjuterike. Code.org mbështetet nga donacione bamirësie nga korporatat, fondacionet, dhe individë bujar, përfshi Microsoft, Infosys Foundation, USA, The Ballmer Family Giving, Omidyar Network dhe të tjerë. Për më shumë informata. luteni të vizitoni faqen code.org.

Gjeni më shumë burime dhe shembuj emaili këtu