Shiko videon

ORA e KODIMIT për çdo student.

464,676,065 pjesëmarrës
 




 
Ora e Kodimit është lëvizje globale që përfshin dhjetëra miliona pjesëmarrës nga më shumë se 180 shtete. Kushdo, kudo mund të organizojë eventin Ora e Kodimit. Tutoriale një orëshe janë të vlefshme në mbi 30 gjuhë. Përvoja nuk është e nevojshme. Moshat nga 4 deri 104.

68,666 evente Ora e Kodimit nëpër botë, 54 në Albania

The Hour of Code map only shows the first 200,000 registered events. All registered events with a valid address can be viewed on the events page.

Bashkohu me ne

Thanks for signing up!

Organizoni një Orë Kodim gjatë 4-10 dhjetor dhe regjistroheni këtu.

Nëse ju po organizoni më shumë se një event, ju lutem dërgoni një emër ose email të veçant për secilin event. Ne njofim vetëm një event për një emër dhe email. Rregjistrimet për Orën e Kodimit mbyllen në 12 Dhjetor.

Lajmërim

Keni robotë? Faleminderit parterëve tanë robotikë të mëposhtëm për mbështetjen në Orën e Kodimit! Në qoftë se klasa juaj ka robotë, kliko mbi logot për të gjetur një listë të veprimtarive që lidhen me robotë!

Nxënësit mësojnë në mbi 45 gjuhë

Më shumë se 100M nxënës kanë provuar Orën e Kodimit

PESH (Pyetjet e shpeshta)

Çfarë është Ora e Kodimit?

Ora e Kodimit është prezantim një orësh për shkencat kompjuterike, i dizenjuar të çmitizojë kodimin dhe të dëshmojë që çdo kush mund të mësojë gjërat bazike. Shikoni tutorialet dhe aktivitetet.Kjo fushatë bazë është mbështetur nga mbi 400 partnerë dhe 200.000 edukatorët në mbarë botën.

Kur mbahet Ora e Kodimit?

Kushdo mund të organizojë Orën e Kodimit, por qëllimi bazë i fushatës është që dhjetëra miliona nxënës t'a provojnë Orën e Kodimit gjatë %{campaign_date}, në mbështetje të Javës së Edukative të Shkencës Kompjuterike. A është një orë specifike? Jo. Orën e Kodimit mund ta kryesh në çdo kohë gjatë kësaj jave. (Dhe nëse nuk mund ta bësh gjatë asaj jave, kryeje në javën parardhëse apo më pas).

Pse shkencat kompjuterike?

Çdo nxënës duhet t'i jepet mundësia të mësojë shkencën kompjuterike. Kjo ndihmon në aftësitë e zgjidhjes së problemave. logjikë dhe kreativitet. Duke e nisur herët, studentët do të kenë bazat e suksesit për çdo karrierë në shekullin e 21-të. Shikoni më shumë statistika në %{partner_url}.

Si të marr pjesë në Orën e Kodimit?

Fillo planifikimin këtu duke rishikuar udhëzuesit tanë. Mund të organizosh një Orë të Kodimit në shkollën tuaj ose në komunitetin tuaj — si në një aktivitet ekstra kurikularë, organizata jo-fitimprurëse ose në punë. Ose, thjeshtë provoje atë për vete kur të vijë data 4 dhjetor.

Kush është prapa Orës së Kodimit?

Ora e Kodimit organizohet nga Code.org, organizatë jo-fitimprurëse e dedikuar të zgjerojë pjesëmarrjen në shkencat kompjuterike duke e bërë të disponueshme në më shumë shkolla dhe duke e rritur pjesëmarrjen e femrave dhe nxënësve të pak-përfaqësuar me ngjyrë. Një koalicion i paprecedent partnerësh janë bashkuar ta përkrahin Orën e Kodimit — duke përfshirë Microsoft, Apple, Amazon, Boys and Girls Clubs of America dhe College Board.

Nuk di asgjë për kodimin. A mund të jem organizator i ndonjë eventi?

Sigurisht që mundeni. Aktivitetet e Orës së Kodimit janë të vetë-drejtuara. Ajo çfarë duhet të bëni është të provoni tutorialet tona aktuale, të zgjidhni tutorialin që dëshironi dhe të zgjidhni një orë — për të tjerat kujdesemi ne. Kemi zgjidhje për çdo moshë dhe nivel përvoje, nga fëmijët e kopështit e tutje. Filloni të planifikoni eventin tuaj duke lexuar udhëzuesin tonë.

Çfarë pajisje duhet të përdor për studentët e mi?

Tutorialet e Code.org funksionojnë në të gjitha pajisjet dhe shfletuesit. Ju mund të shikoni më shumë informacion rreth tutorialeve teknologjike të Code.org këtu.Nevojat teknologjike për tutorialet e non-Code.org mund ti gjeni al.code.org/learn në përshkrimet specifike të tutorialeve. Mos harroni ne gjithashtu ofrojmë aktivitete të shkëputur në qoftë se shkolla juaj nuk mund të përshtasë tutorialet!

Më duhet të siguroj nga një kompjuter për secilin pjesëmarrës?

Jo. Ne kemi tutoriale të Orës së Kodimit që janë të përdorueshme në kompjuter, telefona të mençur, tableta, madje dhe të tjera për të cilët nuk nevojiten fare kompjuter! Mund të bashkoheni kudo që të jeni, me ato mjete që keni.

Ja disa mundësi:

  • Punoni në grupe. Studimet tregojnë se studentët mësojnë më mirë programimin nga dy, duke drejtuar nga një kompjuter dhe duke punuar së bashku. Inkurajoni studentët tuaj të punojnë në grup.
  • Përdorni projektorë. Nëse keni projektor dhe një ekran për një kompjuter të lidhur në internet, i gjithë grupi juaj mund të zhvillojë një Orë të Kodimit së bashku. Ndiqni bashkarisht pjesë të videove dhe kaloni radhën duke zgjidhur problema ose duke i'u përgjigjur pyetjeve.
  • Punoni të shkëputur. Ofrojmë tutoriale që nuk kërkojnë fare kompjuter.

Ndodhem në Albania. Si të marr pjesë?

Çdokush mund të organizojë eventin Ora e Kodimit, në çdo vend të botës. Vitin e kaluar studentët në të gjithë botën iu bashkuan Orës së Kodimit. Për më shumë klikoni këtu.

Si mund të zhvilloj një tutorial të Orës së Kodimit?

Nëse jeni të interesuar të bëheni partner për tutoriale, ndiqni udhëzimet dhe instruksionet tona. Do të dëshironim të kishim një mori mundësish angazhimi, por qëllimi kryesor është të optimiziohet përvoja për studentët dhe mësimdhënësit e rinj në shkencat kompjuterike.

A duhet pjesëmarrësit të LOG ON kur përdorin një llogari?

Jo. Absolutisht nuk nevojitet Regjistrim apo Login për nxënësit për të provuar Orën e Kodimit. Shumica e kurseve kërkojnë krijimin e një llogarie për të ruajtur të dhënat që dëshmojnë progresin e studentit.

Ku mund t'i printoj çertifikatat për studentët e mi?

Shkoni tek faqja e certifikatave ku ju mund të printoni certifikatat për të gjithë klasën tuaj. Ju gjithashtu mund të printoni certifikata të vecanta për studentët gjatë tutorialit Minecraft.

Çfarë aktiviteteti mundem ta realizoj me nxënësit e shkollës së mesme?

Për të gjitha moshat, ne rekomandojmë të provoni një nga tutorialet fillestare në al.code.org/learn, si tutoriali i Angry Birds ose me Anna dhe Elsa. Një student gjimnazi duhet të jetë i aftë të përfundojë një nga këto në 30 minuta dhe më pas mund të provojë një tutorial më të avancuar në JavaScript, si Khan Academy ose CodeHS.

E realizoj Orën e Kodimit përmes Scratch, por çfarë nëse nxënësit kanë iPad-e në vend të laptopëve?

Scratch nuk funksionon tek tabletët. Nëse nxënësit tuaj janë të rinj, ata mund të përdorin ScratchJR iPad app (for early-readers). Nëse shihni tutorialet në al.code.org/learn, ju mund të gjeni tutoriale të tjerë që funksionojnë në iPad - nga Code.org, Tynker, Lightbot ose CodeSpark.

Si i numëroni Orët e Kodimit?

Ndjekësi i Orës së Kodimit nuk është një matës i saktë i përdorimit. Ne nuk llogarisim Id unike të studentit në mënyrë perfekte kur marrin pjesë në Orën e Kodimit, veçanërisht sepse ne nuk i kërkojmë studentëve që të hyjnë ose të regjistrohen. Si rezultat, ne mbi-llogarisim dhe nën-llogarisim pjesëmarrësit në të njëjtën kohë. Lexoni të gjitha detajet këtu .

Pse nuk mund ta shoh pikën time në hartë?

Na vjen keq që ju nuk mund të shikoni eventin tuaj të Orës së kodimit në hartë. Për shkak të dhjetëra mijëra organizatorëve që rregjistrohen, harta përmbledh të dhënat dhe tregon një pikë për disa evente. Në qoftë se klikoni numrin mbi hartë ju do të ridrejtoheni në një listë të të gjitha eventeve sipas shtetit dhe ju mund ta gjeni eventin tuaj të listuar aty. Përveç kësaj, duke patur parasysh mijëra personat që rregjistrohen në Orën e Kodimit, harta dhe eventet përditësohen në listë pas 48 orësh. Kontrolloni sërish pas disa ditësh!

Sa shumë mund të mësojë dikush në një orë?

Qëllimi i orës së Kodimit nuk është të mësojë dikë të bëhet një ekspert në shkenca kompjuterike për një orë. Një orë është mjaftueshëm për të mësuar që shkencat kompjuterike janë argëtuese dhe kreative, të aksesueshme nga të gjitha moshat, të gjithë studentët, pavarësisht nivelit të njohurive të tyre. Matja e suksesit të kësaj fushate nuk bëhet duke parë se sa mësojnë studentë CS -suksesi reflektohet në pjesëmarrjen e gjerë të të gjitha gjinive, grupeve etnike dhe social-ekonomike, dhe rritja rezulton në rregjistrimin dhe pjesëmarrjen në të gjitha kurset CS të të gjitha niveleve. Miliona mësues dhe studentë pjesmarrës kanë vendosur të shkojnë përtej një ore -për të mësuar një ditë, një javë apo edhe më gjatë, dhe shumë studentë kanë vendosur të rregjistrohen në një kurs të tërë(ose edhe një kolegj) si rezultat i kësaj.

Përveç studentëve një tjetër "nxënës" është edukatori që fiton besimin pas një ore që ata mund të shpjegojnë shkencat kompjuterike edhe pse ata nuk kanë një diplomë si inxhinierë informatike. Dhjetëra mijëra mësues vendosin të ndjekin më tej shkencat kompjuterike, të marrin një PD ose të ofrojnë kurse që ndiqen online, ose të dyja. Dhe kjo vlen gjithashtu edhe për administratorët e shkollave, të cilët kuptojnë që shkencat kompjuterike janë diçka që studentët e tyre duan dhe që mësuesit janë të aftë të shpjegojnë.

Mbi të gjitha, ajo çka të gjithë pjesëmarrësit mund të mësojnë në një orë është që ne mund ta bëjmë këtë.

Si mund të vazhdoj të mësoj pas Orës së Kodimit?

Gjithsecili mund të zhvillojë një Orë Kodimi në cdo kohë. Tutorialet janë të disponueshme për gjatë gjithë vitit. Ju mund të prisni që tutorialet dhe kurrikulumi jonë të jenë të vlefshme në përjetësi. Ju lutem shkoni tek our resources për një event udhëzues dhe burime të tjera që ju ndihmojnë të zhvilloni Orën tuaj të Kodimit në mënyrë të suksesshme.